Diaspora

Presidentja Osmani dekoroi Xho dhe Shirly Diogardin me Urdhërin e Lirisë

PRESIDENTJA RUGOVISTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZNJ. VJOSA OSMANI-SADRIU, DEKORON FIGURAT HISTORIKE TË VEPRIMTARISË LOBISTE NË WASHINGTON, JOSEPH DIOGUARDI DHE SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI, ME

URDHËRIN E LIRISË

Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe angazhim të vazhdueshëm në afirmimin e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë të Kosovës, si dhe për avancimin e vazhdueshëm të marëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëherit, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, ambasadorin Blerim Reka dhe stafin e tyre, me kolegë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe familjet tona e festuam së bashku ditëlindjen e të madhit, Joe DioGuardi.
Gëzuar URDHËRI I LIRISË për merita të jashtëzakonshme Joe dhe Shirley!
Gëzuar Ditëlindja Joe!
Gëzuar Bordi i Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe përkrahës të shumtë të Ligës!
Jam krenar për punën 33 vjeçare me ju në shërbim të kombit.