October 5, 2024
Rajon - Botë

Presidenti i Ukrainës: Fati i Evropës vendoset në Ukrainë! Nëse Putin nuk pensionohet tani, ai do të vazhdojë tutje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian ka kërkuar ndihmë nga vendet evropiane, shkruan TV21. Zelenskyy thotë se vendet evropiane duhet të ndalojnë presidentin rus Vladimir Putin përmes sanksioneve të ashpra.

“U bëra thirrje liderëve të BE-së-pjesëmarrësve në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian që të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën dhe të ndalojnë agresorin. Fati i Evropës vendoset në Ukrainë, nëse Putini nuk pensionohet tani, ai do të shkojë më tej. Sanksionet e forta ekonomike dhe financiare kundër agresorit duhet të miratohen menjëherë, ndalojeni atë nga qëllimet për të vazhduar agresionin e tij: përjashtojeni nga sistemi SWIFT, vendosni embargo në tregtinë e naftës dhe gazit, ndihmoni ushtrinë e Ukrainës me armë dhe municione, mbështesni, ju jeni një operacion paqeruajtës i OKB-së”, ka shkruar”, ka shkruar mes tjerash presidenti Zelenskyy.

Presidenti ukrainas thotë se janë të gatshëm të vdesin për lirinë e Ukrainës por edhe të Evropës.

“Populli ynë vdes për lirinë e Ukrainës dhe të Evropës. Ne kemi pritur një kohë të gjatë në derën e hapur. Kërkuam anëtarësimin në NATO – nuk dëgjuam përgjigje. Tani kemi nevojë për garanci ligjore ndërkombëtare për siguri, për një perspektivë të qartë evropiane, veprime të shpejta dhe konkrete”, thuhet mes tjerash në shkrimin e presidentit Zelenskyy.