Kolumna

President Pendarovski ju jeni Kampion i politikës vendore

Ejup Berisha

Presidenti ynë i Republikës Z. Stevo Pendarovski paska kërkuar falje sepse nga RMV po ikin më të madhe të rinjtë vendit tonë. Pra sipas tij RMV dhe rajoni po zbrazen dhe të rinjtë po ikin me të madhe nga këtu. Presidenti bile ka shprehur keqardhje dhe ndenjë përgjegjsie personale duke kërkuar falje publike para opinionit vendor dhe ndërkombëtar për këtë situatë katastrofike dhe tragjike në kuadër të Forumit ndërkombëtar Dialogu i Prespës që është mbajtur gjatë javës së kaluar në qytetin e Ohrit e në të cilin kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare,nga rajoni dhe nga vendi ynë. Duke e pa numrin e pjesmarrësve nga vendi ynë mu krijua përshtypja se vetëm un mungoja në eventin e Prespës që u mbajt në Ohër por nuk kamë arritur akoma ta pyes organizatorin se pse jamë anashkaluar vetëm unë nga pjesmarrja në këtë takim. Shakatë anash ti kthehem sjelljes së Presidentit Pendarovski atje pra dua të theksoj se Nuk ka më mirë sesa kur dëgjoni dikë nga politika e lartë e shtetit tuaj që të ketë ndjenjë përgjegjsie dhe të kërkoj falje publike për gjendjet e pavolitshme politike ekonomike dhe sociale në shtet. Këtë e bëri Presidenti i shtetit Z. Pendarovski i cili edhe kërkoi falje për një gjendje të vërtetë në kohën kur edhe ai është në pushtet. Z.President në politikë vetëm njerëzit e mëdhej, të vetëdijshëm dhe tepër të moralshëm kërkojnë falje. Politikanët e vendit nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë asnjëher falje këta bile mundohen të na bindin se kanë bërë dhe po bëjnë shumë që gjendjet e pavolitshme në shtet të tejkalohen. Më gëzon fakti Z.President që ju jeni modest shumë të moralshëm dhe të vetëdijshëm për gjendjet e vështira në të cilat ndodhemi të gjithë ne e posaqërisht të rinjtë e këtij vendi të cilët për çdo ditë me shumicë po largohen nga vendi. Z.President me faktin që kërkoni falje dhe shprehni brengë dhe ndjenjë përgjrgjsie përgjegjsia e juaj me këtë rast reduktohet në maksimum për dallim prej përgjegjsisë së politikanëve të tjerë e cila është tepër e madhe sepse të njëjtët as që dëshirojnë të flasin për gjërat dhe rastet e këqija që na ndodhin ne këtu, këta bile as nuk i përmendin gjërat e këqija dhe katastrofike që janë prezente dhe ndodhin këtu në RMV. Ne të gjithë duhet të jemi krenar dhe shumë të lumtur me faktin që juve ju kemi President Republike sepse ju në vazhdimsi shprehni shqetësim brengë dhe indinjatë për gjendjet e pavolitshme në shtetin tonë e disa as që duan të dëgjojnë për asgjë. Prandaj me faktin që ju ndjeni keqardhje dhe përgjegjsi kjo është dëshmi se ka edhe faktor dhe personalitet politik që është në nivel të detyrës dhe gjithmonë mundohet që të ndryshoj diqka në aspekt pozitiv por edhe të kontribuoj që fenomenet e keqija të mënjanohen nga ne me qëllim që qytetarët e posaqërisht të rinjtë të mos ikin nga shteti ynë. Z.President ju përgëzoj dhe ju lutem vazhdoni kështu të silleni konform kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të RMV dhe me kërkesat dhe nevojat e kohës pasiqë me këto sjellje ju do të mbeteni figura më e mirë dhe më e pëlqyer politike këtu në RMV, apo dhe do të mbeteni Presidenti Kampion për mirsjellje për moral dhe përgjegjsi politike.