Kolumna

President nuk jam i sigurtë se a do të ju mbështes për mandatin e dytë presidencial

Shkruan: Ejup Berisha

Mbështetja është qështje reciprociteti.
Viti 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë vit i Zgjedhjeve të dyfishta. Pas katër vitesh mandat do të zgjidhet përbërja e re e kuvendarëve, formalisht thënë e të zgjedhurve të popullit dhe pas pesë vitesh mandat të kaluar do të duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës. Çdo njeri që ka bërë një mandat Presidenti si duket e do ta ketë për vete edhe mandatin e dytë të të parit të shtetit edhe pse këtu në RMV në bazë të peshës reale politike i pari i shtetit është Kryeministri i Qeverisë së vendit,kështu e ka ambienti politik këtu te ne. Në RMV pesha më e madhe politike i takon Qeverisë që në fakt i bie se ajo i takon Kryeministrit dhe Ministrave e jo Presidentit të Republikës dhe Kuvendarëve të Kuvendit të Republikës. Kur jemi te Presidenti i Republikës ky nuk ka ndonjë peshë të madhe politike meqë nuk e rrezikon asnjërin nga bartësit e pushtetit shtetëror pra as Qeverinë e as Kuvendin prandaj thuhet se Presidenti ka më shumë kompetenca ceremoniale në shtet.

Ndryshe do të ishte roli dhe pozita e Presidentit të Republikës poqëse ky ka kompetencë që ta shpërbën Kuvendin në rast të ndonjë konflikti të mundshëm me Qeverinë. Por këto gjëra nuk ndodhin dhe nuk kanë ndodhur asnjëher te ne në RMV. Kuvendi asnjëher nuk ka pasur konflikt me Qeverinë dhe anasjelltas, as Kuvendi nuk e ka rrezikuar asnjëher pozicionin Qeverisë edhe pse kjo e fundit në pushtet qëndron falë mbështetjes së votave të Kuvendarëve. Bile Kuvendarët në Kuvend më shumë flasin me lavd dhe me mburrje për punët e mira dhe për sukseset e Qeverisë sesa për punët e Kuvendit dhe për sukseset e tij. Si duket po del e sakt ajo thënia se Kuvendari është ai politikan që ka dëshirë të flaktë që të bëhet ministër e ministri është ai politikan që asnjëher më nuk dëshiron të bëhet kuvendar-lexo deputet. Pra duke u nisur nga kjo që u tha Kuvdndit të RMV-së i mungon roli dhe aktiviteti kontrollues i punës dhe aktiviteteve të Qeverisë dhe të anëtarëve të saj Ministrave. Si duket Kuvendi gatise asnjëher nuk e ka sjellur në pikpyetje pozicionin e ndonjë Kryeministri apo të ndonjë Ministri apo dhe të Qeverisë në përgjithësi si rezultat i ushtrimit të aktivitetit kontrollues të saj. Ky “solidaritet” apo nënshtrim i Kuvendit ndaj Qeverisë ka krijuar situata apo dhe realitet që Qeveria të bëj si të dojë dhe të bëj çfar të dojë në skenën politike sepse ajo nuk bartë përgjegjsi për asgjë dhe për askend, kjo ndodhë për faktin se asaj nuk ka faktor që ja imponon atë përgjegjsi. Si rezultat i këtij realiteti ne kemi Qeveri të papërgjegjshme apo dhe qeverisje të tillë që është sinonim për qeverisje të keqe. Pra një Qeveri e pakontrolluar gjithmonë prodhon qeverisje të papërgjegjshme dhe të keqe. Mjaft më për Qeverinë tani ti kthehemi Zgjedhjeve Presidenciale. Çdo individ i cili ka marrë një post Presidenti pas përfundimit të mandatit të parë i njëjti dëshiron që ta fiton edhe mandatin e dytë të Presidentit. Këtë pretendim e shohim edhe te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski i cili mandatin e parë presidencial e ka marrë apo fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Është logjike që një politikan i cili nuk ka pretendim që të merr ndonjërin prej posteve të tjera më të larta në shtet ai të ketë pretendime që pas mandatit të parë të ketë pretendime dhe dëshirë që ta merr edhe mandatin e dytë Presidencial.

Këtë pretendim dhe dëshirë siç thashë më lartë e vërejmë edhe në deklaratat e Presidentit të tanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti dy herë ka deklaruar se do të kandidonte për mandatin e dytë të Presidentit vetëm nëse gëzon mbështetjen e atyre që e zgjedhin apo mbështetjen e qytetarëve. Deri para disa muajve mua personalisht më është dukur shumë e drejtë dhe logjike që Presidenti i tanishëm i Republikës të pretendojë por edhe ta fiton edhe mandatin e dytë të Presidentit por më vonë e kuptova se unë presonalisht nuk e gëzoj mbështetjen e tij dhe prandaj tani jamë në mëdyshje se kjo a është ide e mirë dhe e qëlluar pra unë pas mosmbështetjes së tij për mua nuk jamë i sigurtë se a do të mund që të njëjtit tia jap mbështetjen e duhur Mbështetja është qështje reciprociteti dhe fitohet me mbëshetje të ndërsjellë në parimin më mbështet të mbështes.

Dhe pasiqë e kamë kuptuar se Presidenti i tanishëm Z.Pendarovski nuk ka ndonjë vullnet dhe dëshirë që të më mbështesë në nevojat dhe kërkesat e mija atëher pse unë duhet që ta mbështes të njëjtin për një mandat të dytë Presidencial. Prandaj unë nuk jamë edhe aq i sigurtë se a do ta mbështes të njëjtin për një mandat të dytë në postin e të parit të Republikës. Këtë gjë nuk do të mund tua sygjeroj as familjarëve si dhe as miqëve dhe të njohurve të mi.