Maqedoni

Premton unazë për të shmangur trafikun në Tetovë, Arifi me kandidatët për këshilltarë promovojnë projektet

Kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me kandidatët për këshilltarë, promovuan sot projektet që planifikojnë për katër vitet e ardhshme. Arifi tha se në Tetovë do të ndërtojë unazë për të shmangur kaosin në komunikacion.

“Në katër vitet e fundit kemi filluar rindërtimin e rrugëve në Tetovë për t’i azhurnuar si për një qytet me fluks në rritje. Tani shkojmë një hap më tutje e për të ndërtuar unazën e cila do të evitojë kaosin e trafikut në qytet kurse me parkim të organizuar do të krijojmë më shumë hapësirë për të lëvizur edhe jetuar më mirë”, tha Teuta Arifi – kandidate e BDI-së për Kryetare të Komunës së Tetovës./TV21