Maqedoni

Politikani shqiptar e “dridh” Maqedoninë: Në Kushtetutë të shkruhet qartë “gjuha shqipe” e jo “gjuha 20 për qind”

Kryetari i Alternativës në emisionin “Triling” në TV24, ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut nuk duhet edhe më tej të jet si shtet rob i përqindjeve dhe përplasjeve etnike mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve.
“Mendoj se është e qartë se jy shtet nuk mundet edhe më tej të qëndrojë duke zhvilluar betejën ndëretnike”, ka theksuar Gashi.
Si rrugëdalje ai ka propozuar ndryshim të dokumenteve kryesore shtetërore.
“Në Kushtetutë përdorimi i gjuhës është kushtëzuar me formulimin fatkeq ‘gjuha që e flasin 20 për qind të qytetarëve’ e me këtë mendohej dhe mendohet për gjuhën shqipe. Mendoj se është koha e fundit të lirohemi nga këto anonimizitete dhe paragjykime. Nëse të gjithë e kemi të qartë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe, duhet ta shkruajmë shkurt dhe qartë ‘gjuha shqipe’”, shtoi lideri i Alternativës, Gashi.
Sipas tij, në këtë mënyrë regjistrimi në Maqedoni do të ishte një operacion statistikor, si në mbarë botën, e jo operacion politik.

Gashi poashtu është shprehur i bindur se rezultat e regjistrimit do të reflektojnë numrin real të banorëve në vënd.