Politika të transformohet nga art i të së mundshmes në art të krijimit të mundësive
Ejup Berisha
Politika është Art i të së mundshmes ka thënë një njeri shumë kohë më parë. Nuk do ta përmend emrin e atij njeriu sepse nuk dua ti bëj reklamë gratis të njëjtit a e dini pse, sepse jetojmë në kohë të ekonomisë së tregut dhe sot çdo gjë, çdo aktivitet dhe secila punë e kanë qmimin e vet apo të njëjtat paguhen. Prandaj duke e ditur mirë faktin që njeriu të cilit do të duhej tia përmend emrin nuk mund të më paguaj edhe unë pra me këtë rast emrin e tij nuk do ta përmend në këtë shkrim. Te ne politika nga art i të së mundshmes është shëndrruar në art të mosdashjes për të vepruar apo për të realizuar projekte të premtuara në politikë nga ana e politikanëve tanë. Këtu pra të njëjtët premtojnë shumë gjëra të nevojshme të mira dhe të bukura për ti realizuar dhe për ti përmbushur por e gjithë kjo mbetet qështje e kot. Psh premtohet realizim reformash por këto gjëra nuk realizohen asnjëher plotësisht në jetën reale. Ata premtojnë zhvillim dhe perparim por në vend të kësaj ne nuk kemi as zhvillim e as përparim por kemi stagnim dhe atë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Më tej nga politikanët premtohet përmbushje kushtesh për antarsim të vendit në Bashkimin Europjan por permushje të të gjitha kushteve që do ta mundësonin këtë gjë asnjëher nuk kemi. Pra te ne politika as nuk është art e as mjeshtri veprimi a e dini pse sepse e njëjta nuk mundëson realizim të projekteve madhore dhe të domosdoshme që janë në levërdi të qytetarëve dhe të shtetit. Në vend të artit të së mundshmes te ne politika është art i përmbushjes së dëshirave personale dhe grupore të politikanëve vendor. Kjo është dëshmi se politikanët tanë politikën e kanë bërë fontanë të tyre dëshirash por jo edhe fontanë të realizimit të dëshirave dhe nevojave të të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë shtet. Pra politika te ne nuk është art i realizimit të projekteve të premtuara shtetëtore dhe shoqërore që do të ishin në levërdi të të gjithë pjestarëve të shoqërisë por ajo është shëndrruar më shumë në rutinë të realizimit të mundësive apo dhe të dëshirave personale të politikanëve. Si pasojë e kësaj ne shumë gjatë presim realizim të projekteve shumë të rëndësishme e të domosdoshme politike por këto asesi të realizohen për shkak të qasjes joserioze të politikanëve për përmbushjen e kritereve për realizimin e tyre si psh marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit tone në Bashkimin Europjan. Në këtë qështje ne si shtet pra kemi pasur kohë të mjaftueshme gati shtatëmbëdhjetë vjeqare për përmbushje kriteresh bile ndoshta tash edhe do të mund të ishim shtet anëtar i plotfuqishëm i BE-së por për shkak të çasjes joserioze të politikanëve tanë për procesin e përmbushjes së kritereve të domosdoshme për antarsim deri tani në këtë proces ne akoma nuk mund të marrim datë për fillimin e bisedimeve që i përkasin kësaj qështjeje. Kohëve të fundit si pengesë në rrugtimin tonë drejt integrimeve europjane na është imponuar edhe kontesti me Bullgarinë rreth disa qështjesh që ky shtet fqij i konsideron si kontestuese për shtetin tonë RMV. Dhe kur e shtojmë qasjen e politikanëve tanë e cila është akoma më joserioze por edhe sjelljen tendencioze të fqiut tone Bullgarisë atëher këto dy gjëra si duket do të mund ta prodhojnë veton e radhës gjat muajit dhjetor që do ta pamundësojë marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shtetit tone në BE. . Dhe nëse ndodh edhe kësaj here një gjë e tillë atëher mendoj se politikanët e RMV-së duhet të bartin përgjegjsi politike dhe morale për pamundësinë e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antarsim në BE. Për të mos ndodhur kjo duhet bërë transformim të politikës dhe atë e njëjta të shëndrrohet nga art i të së mundshmes në art të krijimit të mundësive më të mira dhe të kushteve më të përshtatshme për rrugtimin tone më të sigurtë drejt integrimeve europjane.