Politika serbe – Divide et impera “Përçaj e sundo”!
Nijazi Halili
Një nga parimet politike të veprimit në lidhje me armiqtë e jashtëm, në çdo kohë është thirrja: “përçaj dhe sundo”.
Presidenti serb Aleksander Vuqiç me politikën e tij, po e arrin qëllimin e tij, të fus përqarje në mes shqiptarëve me minishengenin Ballkanik, duke ja verbuar sytë Kryeministrit Edi Ramës.
Zgjateni dorën njëri tjetrit sepse gjendja është shumë serioze, jemi duke shkuar rrugës që do ti humbasim të gjitha që i kanë fituar Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova me pendë dhe Isa Boletini e UÇK-ja me pushkë.
Për hirë të djemëve dhe vajzave të rënë për këtë tokë dhe përhirë të lotëve të nënave të këtyre trimave e trimëreshave në shekuj, bashkohuni e mos lejoni të ju përqajnë armiqtë shekullor.
I bëjë thirrje qeverisë shqiptare dhe gjithë spektrit politike, që të ngrisin zërin e arsyes kundër veprimeve të KM Edi Rama, dhe të stopojnë këtë iniciativë rajonale sa nuk është bërë vonë, sepse pasojat do të jenë të paparashikuara për shqiptarët.