Policia zvicerane arreston dy shqiptar me gjysem toni droge në fabriken e kafes Nespresso
Në Romont (VD) te Zvicres arrestohen tre të dyshuar kontrabande droge. Mesihet se dy jane shqiptarë. Ata janë tash e në paraburgim në lidhje me zbulimin e gjysmë ton drogë në fabrikën Nespresso, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27ch, duke ju referuar burimeve te policise kantonale.
Zyra e Prokurorit Publik të Bazelit ka identifikuar dy të dyshuar në lidhje me sekuestrimin e jashtëzakonshëm të kokainës në fabrikën Nespresso në Romont në vitin 2022. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të vendosur në veri të Italisë,
Dy shqiptaret e u arrestuan të cilet kanë tentuar më kot të kapin drogën para se të binin në prangat e policisë. Njëri prej tyre është ekstraduar nga Italia në Zvicër, shkruan Le Canton27.ch
Në total për këtë rast janë arrestuar tre persona, tha prokuroria për mediat. Njëri prej tyre u ekstradua në Zvicër nga Italia.
Kujtojmë këtë zbulim të pazakontë: 500 kg pluhur të bardhë, të fshehur në një enë me kafe që mbërriti nga Brazili nëpërmjet Antwerpen.
Katër muaj më vonë, në shtator 2022, Zyra e Prokurorit Publik të Friburgut njoftoi se po pezullonte hetimin për shkak të mungesës së rezultateve. Hetuesit nuk kanë mundur të identifikojnë personat e përfshirë në këtë trafik droge./lecanton27.ch/