Maqedoni

Policia tregon emrin e viktimës në Bllacë, vëllau e gjeti vëllaun të vrarë

Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç njofton jozyrtarisht policia, rreth orës 18.15 minuta, Naser Tusha ka njoftuar në Polici se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 67 vjeçarin Zelqif Tusha, në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Në polici është vrasjen e ka kryer personi me iniciale N.N. me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri.