May 21, 2024
Maqedoni

Policia kapi 55-vjeçarin në Bit Pazar duke ia vjedhur celularin një vajze

MPB njofton se dje ka ndaluar një person i cili është kapur duke vjedhur një celular një vajze të moshës së mitur, transmeton Lideri.

“Më 16.01.2024 në ora 16:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga Qendra DPB dhe Bit Pazari kanë ndaluar A.B. (55) nga Shkupi.

Teksa hipte në autobus, ai u kap duke i vjedhur celularin një të miture nga Shkupi. Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./Lideri