May 18, 2024
Maqedoni

Policia ka kapur në Shkup katër shoferë të dehur

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vazhduar dje (02.01.2024) me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat: 16 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për drejtim mjeti në gjendje të dehur…

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat për të rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.