April 25, 2024
Kosovë

Policia jep detaje nga therja për vdekje e 14 vjeçarit në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi është therur me thikë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

“Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.