Maqedoni

Policia ia gjeti tetovarit 8 thasë me para në veturë, shumica janë denarë jo deviza

SPB Tetovë ka ngritur pasi penale kundër SHA (59) vjeçar nga fshati Sllatinë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale “arkëtim ose pagesë të paligjshme në të holla efektive të huaja”, “shitje ose blerje e paautorizuar e parave kesh dhe devizave” dhe “shmangie tatimore”. “

Me datë 14.07.2023 në sheshin e qytetit në Tetovë i akuzuari është gjetur duke shkëmbyer para të huaja me një person tjetër nga Tetova”, njoftoi policia, transmeton Lideri.mk. “Njëkohësisht atij iu gjeten dhe sekuestruan para të gatshme në vlera të ndryshme në vlerë prej 1.562.850 denarëve, 28.575 eurove, 1.320 frangave, 1.000 dollarëve dhe pesë monedha ari. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Fiat Panda”, janë gjetur tetë thasë me para të gatshme në apoena të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 4.252.300 denarë”, njoftoi SPB Tetovë./Lideri