Policia i hyn në shtëpi 19 vjeçarit nga Tetova, ia mer dy USB, një lap top dhe një kompjuter tjetër
Më datë 14.05.2024, në bazë të vendimit të gjykatës dhe për shkak të dyshimit për vepra të kryera “përhapja e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik” nga neni 394-d dhe “keqpërdorimi i të dhënave personale” nga neni 149 i Kodit Penal , policët nga SPB Tetovë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet ndihmëse të L.I (19) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy “USB”, një laptop dhe një kompjuter desktop. Personi është thirrur në SPB Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të dorëzohet raport përkatës.