Policia hyri në Haraçinë në ora 3 pas mesnate
Sot (03.03.2024) në ora 03:30 në fshatin Haraçinë të Shkupit, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim kanë arrestuar personat me iniciale A.L.(31) dhe A.S. (35), të dy nga fshati Haraçinë, transmeton Lideri.mk.
A. L. është dënuar me burgim prej tetë vjet e gjashtë muaj për veprën penale “kontrabandë me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut Idrizovë për arratisje nga burgu, ku duhej të vuante edhe katër vjet e tre muaj dënim.
Kurse A.S. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg 10 muaj për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal. Personat janë dorëzuar në Stacionin e Policisë Gazi Babë dhe më pas do të dërgohen për vuajtje të dënimit në burgun përkatës./Lideri