May 5, 2024
Maqedoni

Policia hyn në Haraçinë dhe Hasanbeg, arrestohen 20 persona

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Hasanbeg dhe Haraçinë policia ka kryer bastisje në disa lokacione, shkruan Makfax. Në aksionin në fjalë kanë marrë pjesë edhe forcat speciale.

Jo-zyrtarisht janë arrestuar 20 persona.

Në këtë pjesë të Shkupit është vërejtur një numër i madh i forcave të policisë.

Aksioni është në koordinim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /Makfax