Policia financiare në Komunën e Tetovës – kërkojnë lëndë nga koha e Sadi Bexhetit
Policia Financiare ka realizuar kontrolle në Komunën e Tetovës, për disa lëndë të ish-kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se është presion politik, pasi që siç thotë, Policia Financiare nuk ka pasur kohë që t’i procesojë këto lëndë derisa në krye të Komunës së Tetovës ka qenë Teuta Arifi, transmeton TV21.
“Sot para se të vi këtu më vizitoi Policia Finaciare me preketeks të kontrollës të disa lëndve të ish kryetarit të Tetovës, Sadi Bexheti të para 8 viteve. Pra nuk kanë pasur kohë brenda 8 viteve deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës që ti procesojnë këto lëndë. Në momentin kur Bilall Kasami vjen në krye të Tetovës edhe me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashigimi sot më viziton edhe Policia Finaciare, dhe unë vlerësoj se është presion politik”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.