Policia e Shkupit në hall, gruaja thotë më sulmoi burri, burri thotë më sulmoi gruaja
Më datë 17.02.2024 në ora 14:30 në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, pas një debati të mëparshëm, transmeton Lideri.mk.
“Gjithashtu, më 17 shkurt 2024 në ora 19:30, bashkëshorti i saj ka raportuar në SPB Shkup se pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga ajo në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës”, njoftoi MPB./Lideri