Policia e Maqedonisë më këpucë të reja
Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në MPB kanë arritur 8.000 këpucë të prodhuesit italian “Grisport”, fabrikë që furnizon edhe policët e vendeve anëtare të BE-së.
Për këpucët është paguar 25.520.000 denarë pa TVSH (415 mijë euro), ndërsa nga kjo firmë do të blihet edhe 10 mijë copa të lloj tjetër, ndërsa vlera do të kap 37.000.000 denarë pa TVSH dhe 10.000 mijë gjysmë të larta nga prodhuesit “Derma;” nga Bosnja me vlerë prej 42.8 milionë denarë pa TVSH.
“Së shpejti pritet të blihen edhe rreth 2.330 jelekë, 8.000 maica, 8.000 jakne të ajrit dhe 20.000 fanella”, sqarojnë nga MPB.
Nga MPB thonë se do të vazhdojnë edhe rikonstruktimit, përkatësisht rinovimin e stacioneve policore.