May 19, 2024
Kosovë

Policia e Kosovës nuk ndalet, arrestoi priftin serb që financoi “Grupin e Deçanit”

Foto Arkiv

Pas disfatës së “papritur” nga policia e Kosovës në Banjskë, Serbia ka filluar të financojë iniciativa për futjen e përçarjes med shqiptarëve.
Mirëpo policia e Kosovës fundjavën e kaluar me sukses ka realizuar aksionin e koduar “Muzikanti i djallit” duke arrestuar një spiun serb që ka vepruar i maskuar si prift i kishës serbe përmes të cilit është financuar e ashtuquajtura ’Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” ose “Grup i Deçanit”, grup që me financa serbe po tenton të fusë përçarje fetare fetare në Kosovë.

“Kemi arestuar dhe kemi dëbuar nga Kosova një spun të maskuar prift serb i cili ka financuar të ashtuquajturin Grup i Deçanit, duke u sjellë para nga fondet e Radojciqit në Serbi. Cak i skenareve serbe janë persona me kapacitete të vobegëta intelektuale por që kanë dëshirë të madhe të jenë aktualë në opinion. Në mungesë të kapacitetit intelektual, forma e vetme e tyre për tu bë të njohur për opinionin është që të shquhen me urrejtje ndaj ndonjë religjiioni. Këtë për fat po e bëjnë Grupi i Deçanit. Tre prej tyre kanë marë para nga prifti serb, kurse tjerët janë individë të manipuluar. Shfrytëzojmë rastin që përmes mediumeve tuaja të bëjmë thirrje te qytetarët e Kosovës të mos bien pre e seknareve përçarëse por secili të respektojë bindjet e veta dhe të tjerëve. Duam tua bëjmë me dije qytetarëve se Serbia i urren njësoj si shqiptarët muslimanë, si ata katolik, e ata ortodoksë, por qëllimi i skenareve të tyre është të fusë përçarje”, kanë thënë nga policia e Kosovës për disa media serioze.

Para disa ditëve policia e Kosovës dëboi një prift nga Maqedonia e Veriut i cili ka shërbyer për kishën serbe në Kosovë, e që ka qenë muzikant i diplomuar. Mirëpo burimet policore nuk kanë dashur të precizojnë nëse ai ka qenë financuesi i grupit në fjalë që po mundohet të fusë përçarje në mesin e popullsisë së Kosovës.

“Me rëndësi është se ne e përçuan mesazhin që kemi situatën nën kontroll dhe do të mposhtim çdo skenar përçarës serb, ashtu siç mposhtëm skenarin e tyre në Banjskë. Reagimi i policisë sonë në Banjskë ka qenë i papritur për Serbinë, sepse grupet e tyre kriminele me disa bashkëpunëtorë shqiptarë kanë pasur plan të ‘sigurt’ për aneksimib e Veriut të Kosovës”, kanë thënë burime policore të Kosovës për mediat serioze në gjuhën shqipe.

Ish-këshilltari i presidentit Rugova: Unë nuk i takoj këtij grupi

Ish-këshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj ka dal me një sqarim lidhur me akuzat se ai i është bashkuar ’Lëvizjes Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame”.

Ai ka bërë të ditur se nuk i takon këtij grupi.

Përmes një statusi në Facebool, Cacaj tregon se po merrte pjesë në takim pasi që ishte thirrur për mbrojtjen e vlerave Kombëtare.

Sqarimi i plotë:

Sqarim!

Ka tri ditë që qarkullojnë në portale lajmet për formimin e ” Levizja vullnetare e braktisjës së fesë islame”.

Unë nuk i takojë këti grupi.

Takimi është thirrë për mbrojtjën e vlerave Kombëtare.

Sqarimi im është për shkak të cilësimit të emrit dhe funkcionit tim si këshilltar i Presidentit Rugova.

Mbetëm konsekuent në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila garanton liritë fetare për të gjithë.

Ish kryeministri i Maqedonisë: Prifti Fotije heqi dorë nga identiteti maqedonas, u vu në shërbim të politikës serbe në Kosovë

Autoritetet e Kosovës dëbuan gjatë kësaj jave priftin Fotije, igumeni i manastirit të Zveçanit, që është Aleksandar Kostovski me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase i dhanë jehonë këtij lajmi duke nxitur reagime se dëbimi është i paargumentuar dhe i padrejtë, përcjell INA.

Por, këtë e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i partisë VMRO-Popullore, Lubço Georgievski.

“Mediat maqedonase sot i kushtojnë rëndësi të madhe dëbimit të Aleksandër Kostovskit nga autoritetet kosovare. Nuk e kuptoj se për çfarë është drama?! A jemi ofenduar nga politika e Kosovës apo nga Aleksandri që hoqi dorë nga identiteti fetar dhe me shumë gjasa kombëtar maqedonas dhe u vu në shërbim të politikës serbe në Kosovë?”, komentoi Georgievski.

Prifti Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, është i lindur në Shkup në vitin 1981, dhe pas mbarimit të akademisë së muzikës në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2004 u bë murg në Kosovë në Dioqezën e Kishës Ortodokse Serbe, pas së cilës në vitin 2009 ai u bë igumen i manastirit afër Zveçanit, në veri të Kosovës, përcjell INA.

Informacionet janë se ai është dëbuar pasi ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e qëndrimit në Kosovë. Shërbimet në Prishtinë e ndaluan dhe duke përmendur “arsye të sigurisë kombëtare” vendosën ta dëbojnë.

Kisha serbe akuzon se autoritetet e Kosovës nuk e respektuan Ligjin për liritë fetare dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare e dëbuan klerikun e tyre.

Prifti është deportuar mbrëmë me shoqërim policor në vendkalimin “Bllacë” dhe për 5 vite i është ndaluar hyrja në Kosovë.