May 2, 2024
Maqedoni

Policia dhe Dogana e Maqedonisë në aksion! Sekuestrohen 22 vetura Mercedes, Audi, Tesla

Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë realizuar aksion të përbashkët, ku për dy ditë kanë sekuestruar 22 vetura me targa të huaj, e që po drejtoheshin nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21. Nga Doganat kujtojnë se sipas ligjit, qytetarët Maqedonisë dhe shtetasit e huaj, mund të hyjnë dhe të drejtojnë automjetin përkohësisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre, por më së shumti 6 muaj në periudhë prej 1 viti.

“Veturat e sekuestruara janë të markave të ndryshme dhe prej tyre katër janë të markës Mercedes, tre janë të markës AUDI, dy janë të markës BMW, një automjet për pasagjerë është e markës TESLA etj., ndërsa të gjitha automjetet janë drejtuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për më shumë se 6 muaj”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.