June 2, 2024
Maqedoni

Policia bullgare arrestoi një doganier nga Maqedonia me drogë

Policia bullagre ka arrestuar një person me iniciale D.D. duke transferuar substanca për prodhimin e drogës nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Substancat metamfetamin dhe amfetamin atij i janë kalur duke i transportuar në shishe për çaj të ftohtë.

Nga MPB maqedonase e kanë konfirmuar rastin për Almakos, duke shtuar se i arrestuari është i punësuar si doganier në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ai është arrestuar duke drejtuar veturë me targa kumanovare.

Policia bullgare për rastin e ka informuar policinë e Maqedonisë së Veriut, kurse ndaj doganierit të arrestuar do të merren masa adekuate.