Maqedoni

Polici zbulon 381 rrënjë kanabisi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka zbuluar 381 rrënjë me kanabis dhe si pasojë ka arrestuar 4 persona.

“Më 01.09.2021 rreth orës 20.00 në vendin e quajtur “Zhabjak” afër fshatit Negorc të Gjevgjelisë policët e Qendrës Rajonale për punë kufitare kanë privuar nga liria J.M.(30) nga fshati Negorc, S.B.(25) nga Gjevgjeli, V.Ll.(21) nga Bogdanci dhe H.M.(23) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në më shumë lokacione, policët kanë gjetur 381 plantacione nga kanabisi, në vend janë kapur dhe njerëz”, njoftojnë nga MPB-ja.

Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tyre do të shqiptohen kallëzime përkatëse./TV21