Polici sulmon policin, në një kafe në Shkup
Në një kafene të njohur në qendër të Shkupit mbrëmë në orën 00:40 të mëngjesit, polici I.B. është arrestuar nga pjesëtarët e Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup.
“Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria I.B.(43) nga Shkupi, polic i cili nuk ka qenë në detyrë, për shkak se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente veprime zyrtare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.
Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bomjacaliev, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, në rrjetet sociale ka shkruar se historia e Maqedonisë nuk e kujton një rast të tillë, që një ish-funksionari policie për të sulmuar dhe penguar kolegun e tij në kryerjen e veprimtarisë zyrtare dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më profesionalisht.