May 2, 2024
Maqedoni

Pocesta: Dibrën e fituam, por betejën me shtetin e humbëm

Pas refuzimit të ankesave që ASH-AAA dorëzuan në KSHZ, për parregullsitë gjatë raundit të dytë të votimeve më 14 nëntor, BDI vazhdon udhëheqjen me këtë komunë edhe për katër vitet e ardhshme, shkruan InfoShqip.
Lidhur me këtë, në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka reaguar edhe kandidati i ASH-AAA, Bekim Pocesta, i cili pasi shprehu ngushëllime për vik timat e ngjarjes tra gjike, theksoi se “si parti Dibrën e fituam por betejën me shtetin e humbëm.”
Në vazhdim të shkrimit të tij, Pocesta u shpreh se mbi të gjitha ai ka burrërinë t’i urojë fitoren por kurrë nuk do të guxoja të uroja dikë për diçka të vjedhur, jo për veten time, por për hir të qytetit, qytetarëve dhe parimeve demokratike, u shpreh ai.
Në vazhdim postimi I plotë I Bekim Pocestës në Facebook:
“DIBRËN E FITUAM, POR
BETEJËN ME SHTETIN E HUMBËM!

Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur Dibranë kudo që ndodheni,
Nuk u prononcova ditë më parë sepse doja të respektoja shpirtrat dhe humbjen e madhe që pësuam në tragjedinë e djegies së autobusit. Jeta është e shenjtë dhe asgjë nuk mund të barazohet me të. Me sinqeritet bashkëndjej dhimbjen me familjarët dhe ju shpreh sërisht ngushellimet e mija më të sinqerta.

Ndërsa ju të nderuar bashkëqytetarët e mi,
Ju falenderoj përzemërsisht që më mbështetët gjatë gjithë kohës dhe që erdhët nga të gjitha anët e botës, sa herë që duhej, për ta bërë ndryshimin në qytetin tonë, për të mirën e Dibrës!

Ju falenderoj gjithashtu dhe ju që për shkaqe të ndryshme që vetë i dini: PSE – ishit të detyruar të votoni kundra dëshirës dhe vullnetit tuaj të lirë. Mos u bë kurrë gur shahu sepse të tjerët do të diktojnë përjetësisht lëvizjet tuaja.

Unë erdha me të vetmen arsye, sinqeritet dhe dëshirë që bashkë me ju pa korupsion, pa nepotizëm, pa keqpërdorime dhe pa amnestuar askënd nga ata që Dibrën e kanë si qëllim për të mbushur egot e tyre materiale, të bëjmë më të mirën tonë në të mirë të qytetit.
A kam unë si Bekim burrërinë dhe kulturën e nevojshme për të uruar sukesin e dikujt?!
Sigurisht që po, por kurrë nuk do të guxoja të uroja dikë për diçka të vjedhur, jo për veten time, por për hir të qytetit, qytetarëve dhe parimeve demokratike, për hir të emrit dhe lavdisë së qytetit, do të isha bashkautor me ta në vjedhjen dhe në turpin që ata i gëzohen sot.

Të nderuar, unë bashkë me ju, DIBRËN E FITUAM dhe dolëm faqebardhë sepse ju e deshët dhe e bëtë ndryshimin, dhe atë dy herë me radhë por fatkeqësisht betejën me shtetin e humbëm! E theksoj betejën sepse lufta me ta do të jetë frontale, e përditshme dhe e gjithanëshme, me çdo çmim duke qëndruar fuqishëm përballe një strukture “Non Grata” mbrenda qytetit.

Siç e dinë të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut, Dibra nuk ishte e lire në verdiktin e tyre final, ato kishin përball të gjitha strukturat, mekanizmat dhe mjetet anti-demokratike shtetërore, por gjithsesi ja dolëm të japim mesazhin që Dibra duhet të çlirohet nga mënyra të dhunshme të devijimit të vullnetit qytetar.

Vazhdojmë përpara deri sa të arrijmë të bëjmë ndryshimin i cili siç duket do të vijë shumë shpejtë, sepse ne kishim një elektorat, strukturë dhe një rini të mrekullueshme që shumë shpejt do të arrijnë ta bëjnë atë që e duan dhe e dëshmuan të gjithë dibranët:
Ndryshimin – PASTËR!
Me respekt,
Bekim Pocesta” – përfundon Pocesta./InfoShqip.com