May 17, 2024
Maqedoni

Po vijnë ditë të mira për Çairin: Bekim Sali prezanton Master Planin e shumëpritur për Çairin e Ri!

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni AAA-ASH, Bekim Sali, ka prezantuar planin e shumë pritur për komunën e Çairit. Të projektuar si Master Plan për Çairin e Ri, verehet qartë se Master Plani është phnuar me përkushtim të plotë të Bekimit dhe ekipit të tij profesional.

“Të nderuar banorë të Çairit,

Gjatë 16 viteve të fundit banorët e Çairit janë dëshmitar të shkatërrimit të vazhdueshëm të planit urbanistik, ekspansionit ndërtimor pa kontroll, ndërtime të egra dhe pa leje, ngushtimin e rrugëve dhe zaptimin e zonave e të gjelbra, nivel i ulët i higjienës dhe ndotje enorme.

Kjo ka shkaktuar kaos në komunikacion, mungesë të parkingjeve dhe probleme të vazhdueshme me rrjetin e ujësjellësit, kanalizmin, furnizimin me energji elektrike dhe higjienen komunale”, thotë Sali duke bë prezantim detal të Master Planit.

Plani parasheh zgjidhje jo vetëm për një mandat, por afatgjate për Çairin që kjo komunë sërish të kthejë shkëlqimin e humbur nga kaosi urbanistik.

“Tani na duhet zgjidhje afatgjate për Çairin. Na duhet Çairi i Ri. Si hap urgjent, unë dhe ekipi im do të shpallim konkurs ndërkombëtar për Master Planin e Çairit të Ri, respektivisht planin e ri organizativ të komunës së Çairit. Ky plan dinamik do të ofrojë konceptin e planifikimit afatgjatë për hapat e ardhshme zhvillimore të komunës.

Plani do të përfshijë analiza, rekomandime dhe propozime për: popullsinë, ekonominë, banimin, transportin, ekologjinë, objektet kulturore dhe sportive, arsimin, administratën, shërbimet sociale, shëndetësinë dhe infrastrukturën ekzistuese”, shtoi Sali.

Pas konceptimit, plani do të jetë i hapur për sygjerime nga banorët, iniciativë për planifikimin dhe zhvillimin të aspekteve të ndryshme në bazë të karakteristikave fizike dhe kushteve sociale dhe ekonomike.

“Për jetë të organizuar, të rehatshme dhe të sigurtë në Çairin e Ri!
Unë jam Bekimi, së bashku do ta bëjmë Çairin e Ri”, thekson kandidati për kryetar të Çairit, Bekim Sali.

Përmbajtjen e plotë të Master Planit për Çairin e Ri mund ta përcillni në këtë Video.