Opinion

Po të zbatohej me të vërtetë vetingu këtu te ne, athua vallë BDI do të kërkonte shumë shpesh zbatimin e tij?

Ejup Berisha

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI ka katër vite që kërkojnë zbatim të Vetingut. Këtë proces këta e kërkojnë që të zbatohet me qëllim të verifikimit dhe të vërtetimit të pastërtisë dhe ligjshmërisë të punës së politikanë
ve, të gjykatësve dhe të prokurorë
ve këtu në RMV. Pra këta të BDI-së duke dashur të prezentohen se gjithmonë kanë qenë
dhe janë të pastër, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm shumë shpesh dalin në opinion dhe kërkojnë që të zbatohet veting për politiikan gjykatës dhe prokuror këtu te ne. Të njejtët me shumë lehtësi thonë zbatone, zbatone vetingun duke dashur me këtë gjë ta bindin opinionin vendor, rajonal dhe ndë
rkombëtar se me ta gjithçka ka qenë dhe është në rregull apo se të njejtët kanë qenë dhe janë të pastër dhe pa asnjë njollë. Por të pastërtit dhe ata pa asnjë njollë në politikë dhe në jetën publike nuk futen në listën e zezë nga SHBA-ja. Këta nuk fusin e askend gabimisht e as aksidentalisht në listën e zezë, por këtë gjë në Amerikë e bëjnë me fakte e argumente reale si dhe në saje të hulumtimeve dhe analizave nga shë
rbimet e tyre konkrete kompetente të besueshme dhe tejet profesionale. Kur jemi te kërkesa për zbatimin e vetingut udhëhe
qësit e BDI-së e dinë shumë sigurtë një gjë e ajo është se në RMV akoma nuk ka vullnet dhe kushte për zbatim të vërtetë dhe të realtë të vetingut prandaj të njejtët panderpre e pë
rserisin kekesën për zbatim vetingu, apo thonë
zbatone vetingun. Përndryshe po ta dinin ata se do të zbatohet një aktivitet i tillë me të vërtetë këtu te ne të njejtët kurrë nuk do të kërkonin që të zbatohet i njejti. Pra udhëheqësit e BDI-së me kë
rkesën për zbatim vetingu donë të thonë se këta janë shumë të pastër. Unë nuk themë asgjë në këtë drejtim sepse nuk jamë kompetent për ta thënë këtë gjë por futja e disa individëve pjestar të këtij subjekti politik në listën e zezë amerikane është sinjal se puna nuk është edhe aq ok apo e pastër në BDI. Prandaj po të isha unë ne vend të
udhëhqësve të tanishëm të integristëve nuk do të kërkoja edhe aq shpesh zbatim të vetingut.