BallinaMaqedoni

Po sanohen pasojat nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup, raportime të shumta për dëme materiale

Situata pas stuhisë së pardjeshme që përfshiu Tetovën, Shkupin dhe komunat përreth ngadalë po normalizohet, kumton QMK-ja.

Gjithsej 99 për qind e telefonatave në 112, gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë kërkesë për të bërë procesverbal të dëmeve të pësuara materiale, që u transferohet autoriteteve në komuna, e më pas komisionit qeveritar për procedurë të mëtejshme.

QMK informon dhe për pesë zjarre në ambient të hapur dhe për disa ndërhyrje të vogla nga zjarrfikësit në 24 orët e fundit. Të gjitha zjarret janë shuar.

Zjarre ka pasur në Dollnen – në mes të fshatrave Lazhan dhe Koshino në Bosilovë – fshati Baldovci i vjetër, në Novo Sellë afër vendit të quajtur “Haxhiica”, në Kumanovë afër vendit të quajtur “Ljikshiçka” dhe në Veles afër rezervuarit të ujit të NP “Derven” afër lokalitetit “Potok”.