Po na e nënçmojnë intelegiencën me turliçfar kandidati në Tetovë
Besian Leka
Këtu te ne duhet të miratohen me urgjencë disa ligje:
1. Personi që të paktën 1 herë ka dështuar në menaxhimin e një institucioni publik, të i merret përjetësisht e drejta për të kandiduar/emëruar/zgjedhet në krye të institucionit të njëjtë ose në krye të ndonjë institucion tjetër.
2. Doktorët dhe profesorët që futen në politikë të u merret e drejta e ushtrimit të profesionit të tyre gjatë kohës sa janë në politikë por edhe 10 vite pas përfundimit të karrierës politike.
3. Personat që synojnë funksione publike e që nuk dijnë të flasin mirë dhe pastër gjuhën amtare, të u sigurohet kurs pa pagesë në gjuhën shqipe.
… se po na e nënçmojnë intelegiencën me turliçfar kandidati, kandidaturash e kandidatë “potencial” për Komunën e Tetovës.
Nuk e di, a bëhet garë për kandidat më të mirë apo më të dështuar?!