May 20, 2024
Maqedoni

Po finalizohen aspiratat euroatlantike të shumë gjeneratave

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut. U hap rruga për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

68 për sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë një dëshmi për përcaktimin strategjik të shumicës së deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Propozimi i votuar në Kuvend u diskutua dhe u votua edhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dyert e Evropës tashmë janë më të hapura se asnjëherë me parë.

Aspiratat e gjeneratave të kaluara priten të finalizohen me anëtarësimin e plotë të vendit në strukturat euro-atlantike.

Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës territorialisht dhe politikisht. Vendi i saj është në Aleancën më të fuqishme ekonomike në botë.