“Po e pastroj pisllëkun e krijuar që nga viti 1990” – thotë Lloga për vendimin e sotëm
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga është mysafir në ClickPlus në TV21.
Ka folur për paraqitjen para mediave ku njoftoi shkarkimin e kryetarit të TIK-ut dhe nisjen e procedurës kundër tij, për të kërkuar përgjegjësi, siç thotë ai, për 6 vitet e kaluara kur ai ka bërë shkelje ligjore.
Lloga thotë se me këtë veprim, tregon përkushtimin e tij për të pastruar “pisllëkun që nga viti 1990”
“Pisllëk e quaj atë që unë sot pata në konferencë për media. Shkarkimin e kryetarit të Gjykatësit dhe kryetarin e TIK-ut, i cili për 6 vite i ka ikur përgjegjësisë”, tha Lloga.Top24