September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Po afrohet një përplasje e madhe zgjedhore mes Frontit Evropian dhe VLEN-it në Gostivar dhe Saraj

Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale kanë ngecur në vend. Nga VLEN e cila është inicues për mos organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Aerodorm, Gostivar dhe Saraj, thonë se gjendja është status-quo. Jozyrtarisht, nuk është formuar shumica e Bandenterit, për çka nevojiten edhe votat e Frontit Europian. Në ndërkohë, nevojitet edhe shumicë prej 2/3-ve ndërsa nga LSDM dhe BDI theksuan se do të kenë qëndrim për propozimin pasi që partitë në pushtet do të vendosin propozim-ndryshimet në procedurë kuvendore. Socialdemokratët thonë se afati gjashtëmujorë po vijon dhe bënë thirrje që Ligji të mos vendoset në moment të fundit.

Ministri për vetëqeverisje lokale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ZllatkoPerinski, tha se partisë së tij i përshtatet që të mbahen zgjedhje të reja lokale, por theksoi se duhet të shohin interesin shtetërorë.

Perinskishhtoi se me zgjedhjet e reja mund të kompensohet edhe procedura për ndërtimin e projketeve të reja infrastrukturore, të planifikuara me 250 milion eurot të marra nga Hungaria.

Kuvendi pritet që të marrë pushim në gusht, ndërsa në vjeshtë nëse nuk miratohen ndryshimet, në nëntorë përsëri do të votohet për kryetar komune, për shkak se Arben Taravari dhe TimçoMucunski, u bënë ministra, ndërsa Blerim Bexheti u ulë në kolltukun e deputetit. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen vitin e ardhshëm në vjeshtë.