May 12, 2024
Maqedoni

Plenkoviq: Pas zgjedhjeve, RMV-ja të tejkalojë pengesat drejt BE-së 20 vite pret para dyerve të BE-së

Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Maqedonisë, ka deklaruar kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. Duke folur për servisin e parë të TVM-së kryeministri kroat thotë se Maqedonia është lënë prej 20 vitesh para dyerve të BE-së, jo për shkak të reformave, po për shkak të problemeve dypalëshe.

“Ju e dini se ne jemi një nga vendet që më së shumti është angazhuar në rrugën evropiane të Maqedonisë. Kjo që ka ndodhur në 20 vitet e fundit është e padrejtë, jeni lënë në pritje për arsye dypalëshe, jo për shkak të plotësimit të kritereve. Prandaj të gjitha angazhimet tona, në të gjitha paraqitjet dhe intervenimet politike gjithmonë kemi përkrahur rrugën tuaj evropiane.”, – deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pelnkoviq për TVM.

Plenkoviq shpreson se pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të tejkalohen pengesat dhe vendi do të vazhdojë rrugën evropiane.

“Vlerësoj se tani pas zgjedhjeve është shumë me rëndësi të konsolidohet me precizitet pozitat dhe të dihet saktë nëse duhet bërë edhe diçka, që natyrisht është zgjedhje e partive politike maqedonase dhe institucioneve, nëse ajo është e mundur dhe të ketë qartësi të plotë, e më pas të fillohen bisedimet, ndërsa ne do t’u mbështesim.”, – theksoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pelnkoviq.

Sa u përket politikave të zgjerimit, Kroacia ka pasur edhe vet përvojë jo të mirë, tha Plenkoviq duke shtuar se edhe në rrugën e Kroacisë drejt BE-së janë implikuar çështjet dypalëshe, por kanë arritur deri te kompromisi për të vazhduar rrugën evropiane dhe sot Kroacia sot është anëtare e BE-së.