Rajon - Botë

Plani i BE-së për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është i lidhur me kriteret politike

Me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, pritet dyfishim i BPV-së në 10 vitet e ardhsme dhe afrimi me standardet e BE-së. Kështu tha ministri i Financave, Fatmir Besimi pas takimit në Bruksel me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për të përcaktuar elementët bazë të agjendës së reformave që duhet të përgatiten për realizimin e projekteve nga Plani. Ministri tha se avantazhi i Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor është se ai nuk është i lidhur me kriteret poltike në procesin e integrimit në BE, por bazohet në zbatimin e agjendës së përcaktuar reformuese.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Me këtë plan pritet që për 10 vjet të dyfishohet BPV dhe të afrohet më shpejt me tregun evropian dhe me standardin e vendeve të BE-së”

Ai thekson se Plani është i lidhur me agjendën e reformave që po e përcaktojnë në mënyrë bilaterale me Komisionin Evropian dhe në bazë të zbatimit të reformave do të pasojnë mjete financiare për mbështetje nga BE-ja.