Plagosja në Kavajë, reagon Rama: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme ku një person mbeti i plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.
Rama, në një status në rrjetet sociale, shprehet se kjo ngjarje nuk ka asnjë motiv politik.
Ai tha se autori është militant i PD-së, ndërsa i kërkoi Lulzim Bashës të ndahet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, ka shkruar Rama./ A2 CNN