May 5, 2024
Kulturë

Plagën e lidha me shaminë e nënës

Nehat Jahiu

Sapo e hetova se një pjesë e granatës më ra pas shpine në këmbë, unë e ndjeva një dhembje . Pas pak kohësh e preka me dorë vendin dhe kurr e nxjerra dorën nga pjesa e këmbës dora ishte mbushur me gjak. Menjëherë e nxorra nga xhepi një shami që e mbaja në xhep dhe ia vura vendit ku kisha gjakderdhje. Ia vura sheminë derisa të më vinin shokët në ndihmë.

Eh, sa me mall e kujtoj këtë shami që kur për herë të parë u largova nga shtëpia dhe kur për herë të fundit u përqafuam me nënën time.Në vazhdim L. Arnori ish ushtari i UÇK- së rrëfen se si kur ishin ndarë pas përqafimeve ia kishte dhënë shaminë nëna që e kishte në kokë dhe i kishte thënë: “Mbaje biri im këtë shami dhe nëse të ndodhë ty ose ndonjë shokut tënd ndonjë plagosje në ndonjë betejë, në fillim e lidhë gjakun tënd, por edhe të ndonjë shokut tënd derisa të ju vijë ndihma”.

Ai këtë shami asnjëherë nuk e kishte nxjerrur nga xhepi. Gjithnjë e kishte ruajtur në xhep dhe kujdesej që mos të e humb, sepse e kishte kujtim nga nëna e tij. Sh. J.Në vazhdim L. Arnor- Orizarja do të vazhdojë në rrifimin e tij se ate që i kish thënë nëna asnjëherë më e harrojë. Sapo ishte plagosur , ai menjëherë e kishte nxjerrur dhe kishte bë lidhjen e plagës pët të ndalur gjakderdhjen. E kishte lidhur me shaminë e nënës së tij që ia kishte dhënë kur ai kishte dalur nga shtëpia për në luftë.

Pasi shokët i kishin ardhur në ndihmë ai shaminë të lagur me gjak e kishte futur në xhep. Asnjëherë nuk e kishte larguar nga vetja dhe pasi ishte kthyer në shtëpi pas shërimit. E kishte vendosur në një vend të e ruaj si kujtim, sepse ishte shamia e nënës dhe ishte shamia që mbante aromë e nënës dhe të gjakut. Kështu rrëfen L. Arnori në këtë përfundim të këtij rrëfim.

Sa ditë, javë e muaj, vite kanë kaluar nga plagosja ime deri më sot asnjëherë nuk i kam treguar nënës sime se për herë të parë plagën time nënë kur jam plagosur e kam lidhur me shaminë tënde që kur më përcolle për në luftë. Edhe sot e kësaj dite qëndron e palosur me një vend në shtëpinë time që askujt nuk ia kam treguar, por e kam ruajtur sy dy sytë e ballit. Në vazhdim L. Arnori rrëfen se këtë shamirë të larë me gjakun tim kurrë nuk ia kam treguar edhe nënës sime të dashur. Me kaq l. Arnor- Orizarja një ish ushtar i UÇK-së përfundon edhe këtë rrëfim të tij të luftës.