Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale (DKBHKSP) në MPB ka zbardhur rastin e datës 17.08.2024 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” kur delegacioni i kryetarit të Kuvendit kaloi pikën kufitare, për të marrë pjesë në një dasmë në Kosovë.
Nga MPB thonë se pas këqyrjes së materialeve zyrtare, analizës së video-kamerave dhe bisedat me zyrtarët policorë, për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 paragrafi 1 paragrafi 10 të Ligjit për punë të brendshme dhe neni 210 paragrafi 1 paragrafi 10 të Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, do të hartohen propozime për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë: N.R, M.S, A.B, B.A, N.B dhe B.S.
“Kontrolli i brendshëm ka konstatuar se pasi delegacioni, në të cilin si bartës paraqitet Kryetari i Kuvendit, kalon kufirin shtetëror në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” në korsinë për dalje nr. 1, përgjatë tij kalojnë gjashtë automjete civile, të cilat i bashkohen delegacionit në hapësirën ndërmjet pikave kufitare, pa kontrolluar pasagjerët dhe automjetet dhe në një interval të caktuar kohor mbyllen të gjitha korsitë e daljes nga vendi dhe gjatë asaj periudhe nga N.B (zyrtar policor nga sigurimi i Kryetarit të Kuvendit) dhe B.A (polic pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”), nxirret mjeti i bllokuar në korsinë për daljen nr. 3 dhe drejtohet në daljen nr. 1 dhe automjeti kalon vijën kufitare pa kontrolluar pasagjerët”.
“Është konstatuar se N.B. në vend që të sigurojë siguri të menjëhershme fizike për Kryetarin e Kuvendit, ai kryen veprime në pikën kufitare në kabinat e daljes dhe në kabinat doganore, me të cilat mundësoi bashkangjitjen e disa automjeteve civile në delegacion, si dhe i jep përparësi automjeteve civile që kalojnë kufirin shtetëror. Me veprimet e përmendura N.B. ka kryer shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe neni 210 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së. Gjithashtu B.A ka kryer shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe neni 210 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së”, thonë nga MPB.
“Lidhur me konstatimin e parregullsive në ngjarjen konkrete, në vend që të merren masat përkatëse nga kryeinspektori M.S. në bashkëpunim me kryeshefin e stacionit policor “Veri” N.R, sipas mangësive të konstatuara deri atëherë nuk janë ndërmarrë masat përkatëse, por është dërguar akti që obligon komandantin e stacionit policor që të hetojë plotësisht rastin dhe të merr masat e duhura”, thonë nga MPB.