BallinaMaqedoni

Pezullohet nga puna polici që lejoi kalimin e Grubit në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pasnjë masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”.
“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Gjithashtu, është konstatuar se nga ana e komandantit të turnit B.A., është bërë një shkelje më e rëndë e rregullit dhe disiplinës së punës. Nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale është paraqitur një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës ndaj B.J. dhe B.A. Kundër punonjësit të policisë B.J., Departamenti ka vendosur masën e detyrueshme të pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.