Maqedoni

Petrovska: RMV nuk do të dërgojë uhstarë të sajë në Ukrainë

RMV mbështet Ukrainën dhe luftimet e saja për t’u mbrojtur nga Rusia dhe për këtë qëllim në Qendrën e trajnimit ushtarak Krivollak vitin e kaluar janë trajnuar rreth 120 pjestarë të ushtrisë ukrainase, deklaroi minsitreja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Por ajo përjashtoi mundësinë e dërgimit të pjestarëve të armatës së vendit në zonat e luftës në Ukrainë. Sipas saj në mledhjen e fundit ministrore në Bruksel fare nuk është diskutuar për çështjen e dërgimit të ushtarëve të NATO-s, ku bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, por tha se është biseduar për mbështetjen e Ukrainës në forma të ndryshme.

“Ajo iniciativë nuk ka të bëjë me dërgesën e ushtarëve tanë në Ukrainë por më tepër ka të bëjë me krijimin e një mision i cili do të jetë në mbështetje të Ukrainës dhe deri më tani kjo iniciativ është në fazë të bisedimeve. Nuk janë marr vendime përfundimtare se si dhe në çfarë forme do të zbatohet iniciativa, megjithatë siç e thash, RMV është e gatshme të mbështet Ukrainën në luftimet e sajaedhe në të ardhmen.”, tha minsitreja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Petrovska njëherit tha se Ministria e Mbrojtës do të mbështet iniciativën për të organizuar një sërë stërvitjesh të ushtarëve ukrainës në RMV dhe nuk përjashtohet mundësia e pranimit dhe mjekimit të ushtarëve ukrainës në vendin tonë. Këto komente Petrovska i bëri gjatë vizitës në Qendrën për stërvitje ushtarake në Ohër, ku njëherit paralajmëroi se nga java e ardhshme do të fillojë rikonstruimi i platformës së vjetër të drurit të kësaj qendre, ku janë të vendosura mjetet lundrueshe ushtarake dhe ato civile.