Petrovska në Panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes IDEF 23 në Stamboll, takim me ministrin kosovar Mehaj
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Stamboll sot e ka vizituar edhe panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes në vend, IDEF 23, ku janë prezantuar rreth 1.000 kompani vendore dhe ndërkombëtare nga industria, ndërsa ishin të pranishëm mbi 400 delegacione zyrtare, duke përfshirë edhe ministra të mbrojtjes.
Nga MM komunikuan se Petrovska i ka vizituar edhe stendat e kompanisë ASELSAN, BMC dhe NUROL, ku janë njoftuar me arritjet e reja të industrisë ushtarake dhe produktet e këtyre kompanive turke.
“Kompania ASELSAN prodhon edhe një pjesë të pajisjes për istemet e reja atilerike që i furnizon Maqedonia e Veriut nga Turqia përmes Marrëveshjes Qeveri-me-Qeveri”, të cilët konform planit duhet të arrijnë gjatë vitit 2025. Këto sisteme artilerike janë plotësisht kompatibile me armatimin e vendeve aleate dhe janë përpunuar konform standadeve më të larta të Aleancës. Të njejtat dedikohet për nevojat e batalionit artilerik të Armatës, ndërsa prioritet është vendosur në mbushjen e kapaciteteve të NATO-njësitit të Armatës”, sqarohet në komunikatën e MM-së.
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarako-financiar me Turqinë, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, deri më tani janë bërë blerje prej afërishst 2.5 milionë dollarësh nga kompania ASELSAN – me mbështetjen turke janë blerë sisteme komunikimi dhe pajisje përkatëse.
Në margjinat e Panairit, ministrja Petrovska pati një takim me homologun e saj kosovar, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin RMV-Kosovë në fushën e mbrojtjes.
“Petrovska tha se Maqedonia e Veriut, me pjesëmarrjen e saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm për sigurinë e vendit dhe rajonit dhe se nevojitet dialog i sinqertë dhe respektimi i të gjitha angazhimeve të marra për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet fqinjëve tanë veriorë. Siguria, tha ministrja, duhet të jetë prioriteti ynë i parë dhe prandaj nevojiten hapa vendimtarë në drejtimin që promovon paqen dhe sigurinë për të gjithë rajonin”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ministri i Kosovës, Mehaj tha se bashkëpunimi i mbrojtjes me Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm për Kosovën dhe falënderoi për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.