Peticion për kthimin e dënimit me vdekje
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra mizorisht nga Klodian Çalamani, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje.
Kjo iniciativë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: “Të varet!”.
Babai i Mateos, iu ka prirë familjarëve të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës.
Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.
“Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nesër mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë”./Abcnews.al.