Pesë tërmete dridhën Shqipërinë, ndjehen edhe në Maqedoni
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka goditur Shqipërinë jugperëndimore pranë Vlorës, raporton EMCC.
Tërmeti është regjistruar sot në orën 06:01 të mëngjesit, ndërsa me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, transmeton Lideri.mk
Tërmeti i dytë dhe i tretë kanë qenë me magnitudë 3 dhe 2.3, e më pas me magnitudë 2.5 dhe 2.8.
Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në Greqi, në krahun e tretë të Halkidikit me magnitudë 2.8 ballë./Lideri