Maqedoni

Personat që sulmuan policinë në Merdar, dy shtetas nga Kosova dhe një i Shqipërisë lirohen në procedurë të rregullt

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ndaluan dy vetura që kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:20, në afërsi të kufirit Merdar, Podujevë.

Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.