PERSONAT QË RANË NË ATENTAT MBRËMË NË SHQIPËRI LËVIZNIN ME TOYOTA TË BLINDUAR ME TARGA TË MAQEDONISË
Bien serish ne atentat Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Plumbat deportuan edhe makinen e blinduar, e llojit Toyota Land Cruiser me targa të Maqedonisë.
Klisman Preçi humbi jeten ndersa Ylli Brahimi u plagos rende ne nje atentat ndaj tyre ne qender te qytetit te Milotit. Makina e blinduar qe drejtohej nga Klisman Preçi eshte qelluar me bresheri plumbash qe dyshohet se mund te kene qene blindshpues.
Ata po futeshin ne rrugicen qe ndan banesat e Preçit dhe Brahimit kur jane perballur me bresheri plumbash. Dyshohet se dy ishin qitesit qe qelluan me bresheri automatiku e qe me pas u larguan me nje autoveture ne drejtim te Laçit.
Pavarsisht ndihmes se dhene ne spitalin e traumes, Klisman Preçi nuk mund te mbijetoje nderaa Ylli Brahimi po i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. Automjeti i autoreve dyshohet se u dogj ne Borizane pasi policia ka gjetur nje mjet ne flake.
Ne zone kane mberritur forca te shumta policia si dhe Renea, ndersa grupi hetimor po mbledh kamerat e sigurise per te pare nese mundet te identifikoje autoret.
Ylli Brahimi i shpetoi atentatit ne janar te vitit qe shkoi ne qender te Milotit, ku ndaj tij u qellua nga dy persona qe leviznin me nje motor, ndersa Klisman Preçi i shpetoi atentatit te pare ne hyrje te Lezhes ku mjeti qe ai sebashku me nje kusheririn e tij po udhetonin e qellua nga nje tjeter mjet ne levizje.