May 18, 2024
Maqedoni

Personat “fantazmë” pajisjen me certifikata të lindjes

Mbi 500 persona që deri më tani nuk ishin të regjistruar në librin amë të të lindurve, deri në fund të vitit do të pajisen me certifikata. Ndryshimet ligjore që u miratuan në qershor mundësuan që kjo kategori e qytetarëve të kenë mundësi që pas pajisjes me certifikatë të lindjes të mjekohen, punësohen, të kurorëzohen dhe të rregullojnë statusin e fëmijëve të tyre.

“Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, për momentin vepron në mbi 526 raste në të gjithë territorin e shtetit tonë nga të cilat 409 kanë vendime pozitive dhe të njëjtëve u janë dorëzuar certifikatat e lindjes. Për 117 raste të tjera po veprohet dhe të njëjtat do të zgjidhen deri në fund të vitit”, tha Emir Sulejmani, Drejtor i Librave amë.