July 5, 2024
Dossier

Personalitete arbëreshe të ZARËS me famë evropjane

Shkruan:DAIM ILAZI

Arbëreshët e Veriut në Kroaci janë me prejardhje shqiptare dhe besim fetar katolik. Në kohën kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, arbëreshët katolikë u zhvendosën në veri midis shekujve XVII dhe XVIII ndërsa Arbëreshët Ortodoksë emigruan kryesisht në Italinë e Jugut.Shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre kurrë nuk janë ndërprerë tërësisht, por varësisht nga rrethanat shoqëroro-historike, dhuna presioni, apo gjendja sociale, herë është shtuar e herë zvogëluar intensiteti i tyre. Ka pasur shpërngulje që bëheshin në mënyrë të organizuar si edhe aso në forma individuale. Fatkeqësisht ato po vazhdojnë edhe në ditët e sotme, për dallim nga shpërnguljet e kaluara, tani nga trojet tona po ikën për shkaqe ekonomike edhe inteligjencia, truri dhe shpresa e kombit. Pra, po ndodh jo vetëm varfërimi biologjik, por edhe ai intelektual i kombit. Ky fenomen po vazhdon edhe në kohët kur mendohet se po konsolidohen demokracitë edhe në ato vende ku jetojnë shqiptarët. Shqiptarët e shpërngulur, kudo ku kanë shkuar, kanë krijuar enklava, në të cilat janë ruajtur zakonet, traditat, gjuha dhe kujtimet e pa harruara të atdheut stërgjyshor. Njëra ndër to është edhe vendosja e arbëreshëve të Zarës në Kroaci, i themeluar në shekullin XVIII prej zonave të veriut të Shqipërisë.Arbëreshët e Zarës i dhanë Kroacisë dhe Evropes personalitete markante.
Gjani Marshan ishte njëri nder yjet e muzikës së lehtë të Kroacisë. Arbërësh nga Zara e Kroacisë, ai doli nga një familje muzikante. Edhe dy vëllëzërit e tij poashtu ishin muzicient.
Zara (Zadar) ka dhënë disa emra të respektuar edhe në muzikën klasike siq është Familja Deshpali e cila ka arrijtë famë ndërkombtare. Të gjithë këta lindën në lagjën Arbanasi të Zarës. Vet kjo lagjë ka marrë emrin nga Arbërëshët (Arbanasët) si i quajnë në Kroaci. Lagja Arbanasi u themelua ne vitin 1726 atëherë ku këtu filluan të arrijnë shqiptarët e shpërngulur nga Shkodra e rrethina. Nje tjetër Arbanas gjendet ne Bullgari. Egzistojnë edhe dy vendbanime tjera me emrin Arbanas. Një në Bosnje, afër qytetit Trebinje si dhe një Arbanas tjeter në Kroaci afër qytezës Sinj. Pra, vetëm ne Kroaci dhe ne Bosnje egzistojne kater vendbanime me emrin Arbanas dhe gati të gjithe banorët e tyre janë më origjinë arbreshe.
Për ne, me i njohuri është Arbanasi i Zarës, i njohur, pos për detin e bukuritë që ia fali Zoti e natyra edhe për talentet e tij në muzikë. Kjo lagje arbreshe që mbijetoi furtuna, i dha emra te respektuar kulures kroate, por edhe asaj shqiptare. Nga sportisti Pino Gjergja, e deri tek njerëzit e penës si Josip Rela e arkeologu,iliriologu me famë evropjane Aleksander Stipcevic, arbreshet e Zares u bënë personalitete për admirim. Po më të dalluarit i kishte muzicientët. Në muzikën klasike me e njohura eshte familja Deshpali që në botën e artit hyri me poetin e kompozitorin Shime Deshpali dhe vazhdoi me Pavle, Valter e Maja Deshpalin. Por faktori kryesor në ”prishjen” identitetit ishte pamundësia për të mësuar gjuhën shqipe në shkolla.E vetmja mënyrë e mbajtjes së entitetit dhe identitetit gjuhësor të tyre ka qenë ruajtja e traditës kulturore nëpërmjet riteve e zakoneve të ndryshme. Por sot vetëm një numër i vogël, dmth të vjetrit e flasin arbërishtën në dialektin gegë.
Abreshët kanë dhënë kontribut të madh për Zarën e Kroacinë, që nuk mund të mohohet. Edhe me rastin e manifestimit të organizuar, për nderë të hapjes së bibliotekës në Arbnesh, më 23 nëntor 2008, kryebashkiaku i Zarës, Zhivko Kolega, ndër të tjera duke folur për kontributin e madh të arbëreshëve dhënë për qytetin e Zarës tha: ”Të gjithëve u është i njohur roli arsimus i mësuesve të shumtë arbëresh, priftrinjëve, intelektualëve, por edhe roli i tyre në shtrirjen e vetëdijes nacionale kroate në mesin e gjerë të banorëve të Zarës dhe rrethinës”. Po në të njëjtin manifestim në fjalën e rastit që e kishte përgatitur Aleksandër Stipçeviq, për rolin e arbëreshëve të Zarës prej kohesh përmendi intelektualët, sportistët, politikanët e njohur, si Luqi Pavo Rela, Ivo Petani, Josip Gjergja, Kruno Krstiq, Augustin Stipçeviq, Shime Deshpali, Bonifacije Peroviq, Niko Moroviq, Hrvoje Mazija, familjen Deshpali, këngëtarët eminent Tomislav Ivçiq, Gjani Marshan, Ivica Mateshiq, Bozhidar Kalmeta, Shime Duka, Pino Gjergja, vllazërit Bajlo, etj. “Ky përshkrim i arbëreshëve meritor, nuk është i plotë, por tregon që ata kanë dhënë dhe ende japin kontribut të rëndësishëm kulturës kroate, shkencës, politikës dhe sportit” (fjala e rastit në hapjen solemne të bibliotekës në Arbnesh, 23 nëntor 2008. Ndërsa publicisti i njohur zaras Drago Mariq, duke u shpreh për kontributin e tanishëm të arbëreshëve në çdo lëmi në qytetin e Zarës thotë: ”konsideroj që sot popullata arbëreshe e Zarës, në rend të parë inteligjencia e saj, është forcë prijëse në këtë qytet”(Drago Mariq, publicist kroat, “Koha Ditore”, 7 mars 2009, faqe 28). Edhe në luftën për çlirimin e Kroacisë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i arbëreshëve, si Kolonel Ivica Mateshiq, që është edhe poet, komandanti i brigadës Danijel Kotlar, pastaj Bernard Paleka, Bozhidar Kallmeta (ministër në mandat të dytë në Qeverinë aktuale të Kroacisë) etj. Disa edhe ranë dëshmorë. Pra edhe kësaj radhe arbëreshët dëshmuan lojalitetin ndaj Kroacisë.
Po ashtu dua të theksoj që sot pak njerëz të rinj e flasin gjuhën e tyre autoktone “arbërisht”. Por një është e qartë se arbëreshët janë të vetëdijshëm se origjina e tyre nuk është sllave, se të parët e tyre janë nga viset shqiptare, janë arbëresh por edhe kroat.
Në muzikën e lehtë, familja më e njohur arbreshe e Zarës janë Vëllëzërit Gjani Marshan dhe Tomisllav e Vedran Ivcic. Pak dihej qe keta, te tre – jane vëllezër, për shkak se mbajnë mbiemra të ndryshem. Sot nuk janë tre, pasi qe vllau i dyte Tomisllav, disa vite me heret ka ndëruar jetë pas nje fatkeqsie komunikacioni. Gjani Marshan, u bë më i njohuri prej tyre në vitet e 70-ta Marshan këndoi gadi në të gjitha festivalet më të njohura në ish Jugosllavi, si edhe në botën e jashtme. Këndoi e jetoi disa vite në Gjermani dhe pastaj në Itali, SHBA, Australi, Francë, e disa vende tjera. Ka këngë të incizuara edhe për produkcione të jashtme, në gjuhën gjermane, italiane kroate e angleze. Në kohën e tij dominonte muzika e lehtë me tone mediterane dhe kancona italiane, të cilat binin në sy në muzikën qe krijonte Gjani Marshan. Ai u radhitë ndër këngëtarët më të mëdhej të ish Jugosllavisë. Pas pavarësimit të Koacisë, Marshan hyri në politikë dhe më vonë edhe në diplomaci. Sherbeu si konsul gjeneral i Kroacisë në Trieshtë, e Milano të Italisë si dhe në Australi. Flet gjuhën kroate, arbëreshe, italiane, angleze dhe pjesërisht edhe atë gjermane e ruse.Janë të rrallë muzicientëtë të cilët nga muzika hidhen në diplomaci. Gjani Marshan sikur ndoqi shembullin e shansonjerit të madh francez Sharls Aznavur, i cili në vitet e fundit u bë ambasador i Armenisë në Zvicër. Aznavur me origjinë është armenian.
Nga mjeshtrit e penës më origjinë nga Zara, pos Shime Deshpalit, njihet edhe Josip Rela, i cili një kohë sherbeu arsimtar në shkollat shqipe të Plavë-Gucisë. E njohim posaçërisht për dramën e tij “Nita”, të shfaqur në disa teatro të Kosovës në vitet e 80-ta por edhe e më heret. Arbreshet e Zares dhe lagja e tyre Arbanasi, eshte e njohur edhe per sport. Basketbollisti me i njohur ne historine e Kroacise Josip Pino Gjergja doli nga po kjo vater…Një personalitet tjetër me po këtë emër e mbiemerë ishte diplomat dhe kryetar bashkie i Zagrebit në vitet e 70-ta, Josip Gjergja ishte politikan e diplomat në kohën e ish Jugosllavisë dhe jetoi disa vite në Tiranë. Pas Luftës së Dytë Botërore ai sherbeu ambasador i Jugosllavisë në Shqipëri.
Muzika, sporti, poezia e diplomacia,mbesin dashuritë e pasionet e arbreshëve më të njohur të Zarës. Në sport, Kroacia, abëreshët e Zarës njihen në veçanti për biçikliziëm dhe basketboll. Vilson Xhoni është (i lindur më 24.09.1950 në Split Kroaci) futbolist i KF Hajduk nga Spliti dhe ish reprezentatues i RSF të Jugosllavisë.
Vilson Xhoni me prind nga Prizreni, dallohej si lojtar i shpejt, depërtues i sukseshëm, dhe mbrojtës modern,si futbollist u afirmua në KF Hajduk të Splitit. Ishte reprezentatues i Jugosllavisë katër herë.
Çështje e rëndësishme është edhe sa do të jetë e pranishme gjuha arbërishte në mesin e arbëreshëve të Zarës .Aty ku më parë ishte zhdukur ilirishtja e tani edhe të njëjtin fat do ta ketë arbërishtja. Intelektualët e shquar arbëresh si Rela, Deshpali,Kruno Krstiçi, Gjani Marshan, Aleksandar Stipçeviq si edhe të tjerë, ishin të vetëdijshëm se një përfundimin i këtillë do të ndodhë. Do të ishte mirë që Prishtina, Tirana, Shkupi,Tetova ti ftojnë disa nga këto personalitete që ende janë gjallë, si psh, Gjani Marshani, Maja Deshpalji, primadona Operës Baletit Kroacisë, vajza e Shime Deshpalit, Bozhidar Kalmeta, ish Minister, deputet dhe ish Kryebashkiak i Zarës, e tjerë, te ftohen në vizita,në simpoziume,ose të mbajnë koncerte spektakulare që do ishte një Mirënjohje për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës arbëreshe. Ata përpiqen për ta shkruar e folur gjuhën arbërishte-shqipe dhe kërkonin që ajo të mësohet edhe në shkollë. Do të ishte dobipruese dhe akt fisnik hapja e Konsullatave nderi ose Qendra kulturore shqipatre nga Shqipëria dhe Kosova në Zarë për ruajtjen e identitetit kulturor,gjuhësor dhe kombëtar të këtyre arbëreshve që kudo krenohen me origjinën e tyre.
DAIM ILAZI