September 19, 2024
Sport

Përqafim i sinqertë: Albin Kurti dhe Distria Krasniqi festojnë medaljen e argjendtë olimpike (Video)

Përqafim i sinqertë: Albin Kurti dhe Distria Krasniqi festojnë medaljen e argjendtë olimpike

Ja cka ka shkruar kryeministri Kurti pas këtij momenti historik:

“Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg.

Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje.

Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep.“

Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/apq9akECWJehfLEs/?mibextid=WC7FNe