Përplaset për vdekje një grua në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi në Shkup, ku një 74-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes që mori nga një motoçiklist.
“Më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, një motoçiklist me motocikletë “Honda” me targa të Shkupit, me iniciale E.S.(26) nga Shkupi ka përplasur këmbësoren A.I. (74) nga Shkupi. Pas lëndimeve të marra në vendin e fatkeqësisë ajo ka ndërruar jetë, kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Nga atje shtojnë se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq hetime në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publike dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.