Nxënësja Tara Bela nga Çairi zgjidhet nxënësja më e mirë në Olimpiadën e Diturisë

Nxënësja e shkëlqyer Tara Bela është zgjedhur më e mira në Olimpiadën e Diturisë nga të gjithë shkollat e Çairit.

Ajo është vajza e Valon Belës së partisë Besa .
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar :

Bukuroshja ime Tara u zgjodh më e mira në Olimpiadën e Diturisë nga të gjitha shkollat e Çairit, një garë e cila u mbajt në Shkollën “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup.

Urime gëzimi ynë i parë.
Loçka e babit ❤️🥰❤️ përfundon postimi i Belës.